Të pathënat e Robert Berishës

30 Tetor 2018, 15:41

Emrin e Robert Berishës përveçse e njohim si këngëtar, e shohim shpesh të lakuar në rrjetet sociale për shkak të konfliktit të tij me kunatën, këngëtaren Altuna Sejdiu. I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, Roberti iu përgjigj deklaratës së vëllait të tij, të bërë vetëm 2 ditë më parë në emisionin "Xing me Ermalin" ku ishte i ftuar së bashku me Tunën. Duke folur për konfliktin mes dy familjeve Patris Berisha thotë për vëllain e tij shprehjen "Vëllau si shkjau(serbi)" dhe deklaron se Tuna dhe djali i tij janë gjëja më e shtrenjtë që ka në jetë.

Ndërkaq Roberti e sheh të folurën në publik të vëllait të tij si shaka dhe thotë që Patrisi është djalë shumë pozitiv e uron ta shohë atë dhe familjen e tij gjithë jetës mirë.

Janë disa thënie të këtij lloji në Kosovë dhe e kam menduar si shaka duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë, është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Patrisi e tha atë që duhet me thënë. Mua mu dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që ti shoh gjithë jetës mirë. Secili ka familjen e vet.

Robert Berisha, këngëtar

Pyetjes nëse është mërzitur apo jo nga fjalët e vëllait të tij, Roberti i përgjigjet me "jo", por sipas tij brenda familjes së Berishajve të gjithë e dinë se çfarë ka bërë ai për familjen e për vëllain.