Të shtëna me armë në Kanada, 4 të vdekur, viktima dy policë

10 Gusht 2018, 18:20

KANADA- Dy oficerë policie dhe dy qytetarë të vrarë. Ky është bilanci një sulmi në Kanada ndërmarrë nga një person. Sulmi ndodhi në Fredericton kryeqytet i provincës së New Brunswick.

Policia lokale thotë arrestoi një të dyshuar për ngjarjen e rëndë duke kërkuar që banorët mos të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe të mbanin dyert e mbyllura.

Për momentin nuk dihet ende motivi këtij krimi.

Robert DiDiodato, dëshmitar okular tha për mediat lokale se ai ishte duke pirë kafe kur dëgjoj disa të shtëna dhe më pas pa forca të shumta policie të armatosur duke hyrë në një apartament aty pranë duke evakuuar banorët. 

Justin Trudeau kryeministër i Kanadasë tha sa është duke monitoruar nga afër situatën pas lajmit të keq nga Fredericton.
Kjo provincë në Kanada ka një nivel të ulët krimesh megjithatë një ngjarje e rëndë u shënua në vitin 2014 kur Justin Bourque hapi zjarr duke vratë tre oficerë policie ndërsa dy të tjerë u plagosën.