Teatri/ PD i përgjigjet Shalsit, Vokshi: Jemi kundër çdo ligji që prek pronën publike, KE e vërtetoi klientelizmin

12 Shtator 2018, 17:08

Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit, Albana Vokshi, në një konferencë për mediat nga selia blu, i është përgjigjur kryetarit të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduart Shalsi, lidhur me deklaratën e sotme të Shalsit, se po reflektohet pas letrës së Komisionit Europian, për të hapur garën për operatorët e për të ndërtuar Teatrin e Ri Kombëtar.

Vokshi përsërit qëndrimin e demokratëve se PD është kundër çdo ligji që prish godinën e Teatrit Kombëtar dhe prek pronën publike.

PD është kundër çdo ligji që ka për subjekt shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. PD është kundër çdo ligji që prek pronën publike duke ia dhuruar privatit për interesa klienteliste. Kushtetua e ka të qartë ndarjen e pushtetit mes atij qendror dhe atij vendor. Rama në asnjë moment nuk ka nevojë për një ligj special. Edhe përgjigja e KE vërtetoi atë që tha PD, pra ligji ‘Fusha’ është klintelist. PD e ka fare të qartë se ligji Rama-Fusha është për pastrimin e parave. PD ka qenë që ditën e parë në krah të artistëve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mbrojmë me çdo kusht dhe kosto vlerat kulturore të Tiranës. Jemi krah artistëve dhe qytetareve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Medias dhe Edukimit