Telekom Albania sjell qaforen risi My Pet, tani qentë ose macet tuaja s'humbin kurrë

10 Maj 2018, 22:48

Nëse keni kafshë shtëpiake dhe keni frikë se mos iu humbasin, gjurmuesja My Pet vjen në formën e një qaforeje e cila iu ndihmon të monitoroni kafshën tuaj me anë të një aplikacioni celular. Kjo pajisje e re u provua në një aktivitet të organizuar në mjediset e Vet Hospital, ku ishin mbledhur adhurues të kafshëve së bashku me miqtë e tyre më besnikë. Sibel Pipa, përfaqësuese e Telekom Albania na tregon më tepër për këtë risi që vjen në tregun shqiptar.

Jemi mbledhur këtu me të gjithë kafshëdashësit dhe me gjithë ata që kanë qen My Pet. Do u japë mundësi atyre që kanë qenin që ta ndjekin kudo që janë, si lëviz, ku shkon, nuk kanë pse tremben se mos u humbet, pasi mjafton që të hapin aplikacionin në telefon dhe e shikojnë vendndodhjen Live.

Sibel Pipa-Telekom Albania
Në festën e organizuar nuk kishin si të mungonin edhe veterinerët. Një prej tyre, Emre Aslan shprehet se është shumë i kënaqur që tashmë është gjetur një zgjidhje për të gjithë klientët që i druheshin humbjes së kafshëve të tyre

Kemi dy vite që punojmë dhe jemi të lumtur që Telekom na solli një produkt të ri. Shumica e klientëve na pyesnin si mund t'i gjenim kafshët kur humbnin. Është shumë e thjeshtë të ndjekin kafshën e tyre me qaforen. Ata mund të vijnë në spitalin tonë për tu treguar një version si funksionon qaforja

Emre Aslan