Tensione mes policisë dhe protestuesve në Shkodër, ndërhyn deputeti demokrat Bardh Spahia

13 Dhjetor 2018, 20:29 | Përditesimi i fundit: 2018-12-13 20:53:51

Gjatë protestës së sotme në Shkodër ka pasur një moment tensioni mes policisë dhe deputetit të PD-së, Bardh Spahisë.

Në përfundim të protestës, forcat policore kanë dashur të shoqërojnë disa protestues por kanë hasur kundërshtinë e deputetit Spahia, i cili ka ndërhyrë. Ai ka zhvilluar një debat të ashpër edhe me drejtorin e policisë Vehbi Bushati duke i kërkuar të mos afrohet dhe të lejë të qetë protestuesit.

Pas disa minutash debat policia është tërhequr duke mos shoqëruar protestuesit. I kontaktuar nga Report Tv lidhur me këtë ngjarje deputeti Bardh Spahia është shprehur së këto jane provokime të qëllimta të policisë së shtetit që duan të intimidojnë protestuesit, të cilët vijojnë protestën e tyre të lirë.