Tërmeti 4.5 ballë, sizmiologu për Report Tv: Pritet të ketë pasgoditje

17 Korrik 2018, 16:10

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në Tiranë, Durrës dhe Kavajë. Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në fshati Luz i Vogël i Kavajës. 

Për Report Tv ka folur edhe sizimiologu, Rexhep Koçi, i cili u shpreh se tërmeti kishte thellësi 10 km.

Nga të dhënat, tërmeti nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Megjithatë ne po monitorojmë të gjitha lëkundjet sizmike. Përgjithësisht lëkundje të tilla priten të kenë pasgoditje, por deri tani nuk kemi regjistuar asnjë.

Rexhep Koçi

Prej disa ditësh Shqipëria është goditur nga një valë lëkundjesh të vazhdueshme, ku tërmeti që tronditi më së shumti dhe shkaktoi disa dëme materiale në banesa, ishte 5.1 ballë me epiqendër në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit, Durrës.