Testi për 2700 kandidatë për 150 vende në Polici, Bilbil Mema jep detajet

14 Tetor 2018, 14:06

Më shumë se 2700 kandidatë do të testohet në provimin me shkrim për të qënë pjesë e Policisë së Shtetit. Drejtori i Akademisë së Sigurisë në Polici, Bilbil Mema tha se janë 150 vende të lira.

Mema shpjegoi kushtet që duhet të kenë parasysh aplikantët dhe çfarë do përmbajë testi. Kandidatët për polic përvec testimit më shkrim, do të kalojnë në provim për aftësitë fizike dhe psikologjike.

Deklarata e Bilbil Memës

Jemi këtu për të bërë një komunikim të rëndësishëm për Policinë e Shtetit, pasi nesër dhe pasnesër në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve fillon procesi i parë i konkurimit për patrrullën e Përgjithshme të cilët do të kualifikohen për të vazhduar kolegjin profesional për Oficer të Patrullës së Përgjithshme.

Nesër dhe pasnesër në këtë sallë do të konkurojnë rreth 2700 aplikantë për 150 vende që Policia e Shtetit e ka të nevojshme për ti pasur oficer për vitin e ardhshëm.

Procesi që do të zhvillohet është procesi i parë pasi janë tre testime që do të zhvillohen. 
Testimi parë do të zhvillohet këtu, kurse dy testimet e tjera do të zhvillohen në Akademinë e Sigurisë. Ky komunikim që po bëjmë është shumë i rëndësishëm për tu ardhur në ndihmë gjithë aplikantëve për ti vënë në dijeni që testimi i parë do të zhvillohet këtu për datën, orën dhe për mënyrën si do të bëhet aplikimi, u komunikoj të gjithëve që duke filluar që nga dita e nesërme ata që janë pjesë e këtij apilikimi duhet të jenë këtu në këtë vend , në këtë sallë në orën 7:30.

Ky testim është shumë i rëndësishëm për ta pasi është faza e parë ku ata testohen për njohuritë e shkollës së mesme. Pastaj pjesët e tjera të konkurimit janë testimi fizik dhe psikologjik.

Të gjithë aplikantët duhet të jenë të pajisur me mjetin e identifikimt pasaportën ose me kartën e identitetit dhe nuk lejohen të futen në provim me aparat celulari . Përsa i përket udhëzimeve të tjera do të kenë kohë pasi të vendosen në sallë do të njihen me udhëzimet e tjera për këtë lloj konkurimi. 
Për sa i përket testit për ne, si polici është shumë e rëndësishëme pasi duhet të jemi shumë korrekt pasi janë 2700 aplikant për 150 vende, afërsisht 18 aplikant për 1 vend, çka tregon dhe intersin për tu punësuar në polici që është një shërbim shumë i rëndësishëm në Policinë e Shtetit .

Kështu që ne do ta vlerësojmë maksimalisht për të zgjedhur më të aftët dhe më të përkushtuarit për sa i përket këtij shërbimi. Natyrisht që fazat e testit do jenë njera pas tjetrës dhe do të kenë kohë nga faza e parë në tjetrën. Ne këtë rast nga ana juaj do ketë shumë pyetje për tu sqaruar për sa i përket ketij procesi shumë të rëndësishëm të Policis së Shtetit dhe unë jam këtu për t'ju përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për të sqaruar të gjithë aplikantet dhe publikun. 

Gjëja e parë që do të kenë parasysh aplikantet është se duhet të jenë të qetë kur të plotësojnë fletën e scantronit, është një fletë e cila ata duhet të mësojnë në fillim kur futen, shumë nga aplikantët janë skualifikuar për mos plotësimin korrekt të fletës së scantronit, është fletë e cila jep në mënyrë të koduar përgjigjen e saktë ose jo të aplikantit dhë këtë e lexon scantroni për të marrë përgjigjen.

Rezultatin e fazës së parë aplikantët e marin që në sallë, nuk ka komision nuk ka njerëz që do të merren me përpunimin e pyetjeve por është makineria, scantroni, i cili është i programuar në mënyrë kompjuterike i cili i rreshton aplikantët sipas pikëve në këtë rast kush janë më të mirët ata do të rreshtohen si fitues në fazën e dytë dhe të tretë.

Atëherë përgatitja e tezave, unë ju thashë që aplikantët këtu kontrollojnë njohuritë e shkollës së mesme, përgatitja e tezave bëhet nga Ministria e Arsimit dhe tezat vijnë këtu kur të gjithë aplikantët janë akomoduar në Pallatin e Kongreseve dhe janë bërë gati për tu njohur me tezën. 

Në kohën kur teza është përgatitur nga Ministria e Arsimit një komision vete e merr atje dhe e hap kur të gjithë aplikantët janë në sallë për tu njohur njëkohësisht me tezën .

Po ju them diçka që është shumë interesante, se ne kemi kusht që aplikantët të kenë diplomë të shkollës së mesme por në këtë fazë ne kemi 628 aplikantë që kanë diplomë të shkollës së lartë, bachelor dhe master, pra të rinjtë tanë e duan këtë lloj shërbimi dhe kanë interes për shërbimin e policisë.