‘Thuaju atyre budallenjve mos qëllojnë’/ Gazetari: Ja çfarë bënin rojet e kanabisit në Skrapar

19 Shtator 2018, 22:55

Në emisionin Repolitix sonte në Report Tv, gazetari Poli Hoxha referuar kanabizimit të vendit dhe përfshirjen e elementëve nga policia tregoi një rast nga Skrapari.

Ja të tregoj një histori. Në Skrapar dy nga ata që ruanin hashashin në mal, pinin dy gota raki dhe fillonin qëllonin me pushkë. Të zotin e hashashit e merrte shefi nga Tirana dhe i thoshte do u thuash atyre budallenjve që të mos qëllojnë se po lënë njerëzit pa gjumë. Tani edhe ata policisë që janë të ndershëm janë të bllokuar

Gazetari Poli Hoxha