Tifozët bujarë të Skocisë, 5 mijë paund bamirësi për fëmijët shqiptarë me sindromën “Down”

15 Nëntor 2018, 21:38

Ata që mendojnë se futbolli është vetëm një lojë gabohen. Shembulli më I mirë për këtë janë tifozët e kombëtares skoceze, të cilët njihen si mjaft paqësorë dhe shumë bujarë. Të premten ata do të vizitojnë Shqipërinë në prag të sfidës që Skocia do të luajë kundër Kombëtares tonë në Ligën e Kombeve dhe sigurisht, siç e do tradita e tyre, nuk do të vijnë duarbosh.

“Tartan Army Sunshine Appeal” kanë grumbulluar një fond prej 5 mijë paundësh të cilin do ta japin si donacion në vendin tonë për bamirësi. Nëpërmjet ambasadës britanike në Tiranë ata kanë kontaktuar një organizatë e cila operon në Shqipëri dhe ndihmon fëmijët me sindromën “doën”, me autizëm dhe nevoja të veçanta.

“Kudo që përfaqësuesja jonë luan ne mundohemi të bëjmë një donacion për një kauzë lokale. Kushti I vetëm është që organizata e cila merret me menaxhimin e fondit të jetë jopolitike dhe jofetare,”-shprehet Neil Forbes, njëri nga donatorët.

Ky do të jetë donacioni I shtatë që tifozët skocez bëjnë që nga viti 2003 në Lituani, duke e çuar në 120 mijë paund shumën e parave të dhuruara. Siç është bërë e ditur më herët për ndeshjen kundër Shqipërisë pritet që në vendin tonë të vijnë 40 autobusë me tifozë skocez. Disa prej tyre të premten do të luajnë një ndeshje miqësore me “ultrasit” e Kombëtares tonë, “tifozat kuq e zi”.