Tiranë, arrestohen për kontrabandë ilaçesh administratori e farmacistja, në kërkim drejtuesja

14 Qershor 2018, 16:15

Dy persona janë arrestuar për kontrabandë ilaçesh, ndërsa njëri është shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë administratori Julian Llangozi 40 vjeç dhe punonjësja e një farmacisë E. P. 29 vjeçe, ndërsa në kërkim u shpall drejtuesja teknike e farmacisë, A. P. 66 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Gjatë operacionit nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u sekuestruan 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme në pikën e farmacisë në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Të arrestuarit tregtonin produkte farmaceutike kontrabandë.