Tiranë/ Me pistoleta, pushkë dhe 60 doza heroinë, pranga dy të rinjve nga Tropoja

16 Nëntor 2018, 15:39

TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona gjatë operacionit “CLEANER”. Dy të arrestuarve u janë sekuestruar dy armë zjarri "pistoleta", një pushkë sportive me dylbi, 60 doza lëndë narkotike Heroinë , 140 mijë lekë të reja, si dhe municion për armët.

Në prangat e policisë ka rënë: Ermal Demushi, 35 vjeç dhe Emirjon Doçi, 29 vjeç të dy banues në Tiranë, të cilët në bashkëpunim me njëri -tjetrin shisnin heroinë në zonën e “21 Dhjetorit”. 

Report Tv ka siguruar që ditën e djeshme videon ekskluzive, ku dy agjentët e antidrogës kapën dy të rinjtë në hyrjen e një pallati, ndërsa ditën e sotme policia publikoi pamjet e shoqërimit në komisariat të dy shpërndarësve të drogës. Njëri nga dy të arrestuarit është personazh i njohur për policinë pasi në vitin 2006 kundërshtoi uniformat blu, për ta ndaluar e si pasojë përplasi me makinë një agjent të antidrogës.

Pak kohë më parë u arrestua një tjetër person i këtij grupi i quajtuar Retion Driza nga Gramshi, të cilit iu gjetën 6 doza heroinë.