Tiranë, përfshihet nga flakët një fabrikë riciklimi mbetjesh në Kashar

22 Prill 2018, 10:17 | Përditesimi i fundit: 2018-04-22 17:12:14

TIRANË-Një fabrikë riciklimi mbetjesh në Kashar është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Sipas policisë së Tiranës, zjarri në magazinën e fabrikës ‘Everest’ ka rënë rreth orës 10:00, ndërsa janë dëgjuar edhe disa shpërthime të vogla.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit. Aktualisht janë tre makina zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që të vijnë edhe nga Durrësi në ndihmë. Dy biznese të tjera rrezikojnë që të përfshihen nga flakët.

Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale, pasi magazina është e shkrumbuar plotësisht. Shtullungat e tymit janë aq të mëdha sa janë përhapur në të gjithë kryeqytetin.