Tiranë, shoferë kujdes me të 'kuqen', rrugorja po ju përgjon/371-43 ma shiko këtë makinën se është futur mes këmbësorëve

4 Gusht 2018, 22:05

Ndërkohë që përgjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës janë të angazhuar për sigurimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore në rrugën Interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, nuk mungojnë monitorimet në rrugët kryesore urbane të kryeqytetit ku rritet shpejtësia e lëvizjes dhe njëkohësisht rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është më i lartë, për shkak të lehtësimit të trafikut dhe “nxitimit” pa motiv, të drejtuesëve të mjeteve për të kaluar semaforin sa më parë edhe kur ky i fundit është me të kuqe.