'Tiranë-Venecia-Nju Jork' në Muze, piktori Meta: Shpresoj të ndërtohen ambiente për ekspozim

11 Nëntor 2018, 14:16

“Tiranë-Venecia-Nju Jork”, është ky internerari i udhëtimeve që ka bërë piktori Gjergj Meta për të sjellë në një ekspozitë 50 tablo në Muzeun Historik Kombëtar.

Janë mbresa nga udhëtimet në këto tri qytete, që vijnë ëmbël në penealtën e piktorit. Ai ka zgjedhur që nëpërmjet ngjyrave të shumta, të sjellë refleksionet e krijuara nga qëndrimi i tij në këto qytete. Piktori Gjergj Meta tregon për kamerën e “ReportTv”, arsyet se përse në qendër të tablove të tij janë peizazhet

Është një ekspozitë në të cilën sjell përshtypjet e disa udhëtimeve. Është një pikëtakim për të prezantuar përshtypjet nga kontaktet që kam pasur nga qytetet ku kam ekspozuar. Duke jetuar në Tiranë, duke parë qytetet përtej, por edhe duke i prekur, sheh një ndryshim shumë të madh, në qytete që i ke pasur ëndërr për të jetuar. Një Nju Jork ditën e parë binte dëborë, isha shumë i emocionuar dhe imazhet ishin fantastike. Në Venecia është një qytet të konservuar dhe i arkivuar. Një qytet në rritje, si Nju Jorku, që përpiqet të ruajë të vjetrën, por edhe të ecë me ritme të shpejta, bënë që unë të realizoj këtë ekspozitë.

Gjergj Meta, piktor