Tjetër sukses për boksierin shqiptar Prenga, mund me KO argjentinasin Ramirez

22 Maj 2018, 13:45

Kristian Prenga di vetëm të fitojë. 27-vjeçari nga Oroshi i Mirditës ka triumfuar edhe në duelin e radhës në boks ndaj argjentinasit Ricardo Humberto Ramirez madje duke e mbyllur përballjen me Knockdown.

Në Air Canada Centre në një eveniment madhështor ku përveç duelit të boksit Prenga-Ramirez kishte edhe përballje të tjera Kristiani e dominoi totalisht kundërshtarin duke dhuruar një boksim mjaft të mirë dhe duelin e fitoi që në raundin e tretë me Knockdoën.

Ajo që merr rëndësi është fakti se ky eveniment ku boksoi edhe shqiptari Prenga u transmetua në SHBA nga USA Shoëtime dhe promotor ishte GYM Promotions dhe boksieri i famshëm Floyd Mayëeather. Ky ishte dueli i radhës i fituar nga sportisti Kristian Prenga në kategorinë e boksit ku ka një bilanc tepër pozitiv.

Në 9 ndeshje në boks Prenga ka fituar 8 dhe ka humbur vetëm 1. Kujtojmë që Kristian Prenga me herët ka garuar në kategorinë e Kickboxing ku në vitin 2016-të u shpall edhe kampion i Europës. Pas triumfit të radhës nëpërmjet rrjeteve sociale Prenga ka përcjellë edhe një mesazh për mbështetësit e tij duke falenderuar edhe Zotin që e shpërbleu për punën dhe lodhjen drejt suksesit.