Tjetërsimi i pronave, nisin hetimet për Alket Hysenin

12 Prill 2018, 16:08

U kallëzua nga shtetësja Irini Bua për tjetërsimin e pronës në bregdetin e jugut, prokuroria e kriemve të rënda nis hetimin ndaj deputetit socialist Alket Hyseni. Burime nga Policia sqaruan për Report Tv se prej dy muaj janë duke u kryer verifikime në terren nga njësia e posacme “Forca e Ligjit”, pas referimit te ccëhstjes nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Të njëjta burime thanë se deri në këtë fazë depueti nuk është marrë në pyetje por në përfundim të verifikimeve në terren do të vendoset nëse ai do të pyetet në lidhje me akuzën dhe hetimin e zhvilluar ndaj tij.

Vetë deputeti e ka mohuar këtë akuzë dhe është shprehur se pasuria e tij dhe trualli i fituar në bregdet janë me burime të ligjshme dhe konfrom rregullave. Sipas kallëzimit të depozituar në prokurorinë e krimeve Bua pretendon se me anë të tjetërsimit të dokumentacionit të pronësisë asaj i janë marrë 11 mijë m2.

Hetimi po kryhet nga Task Forca për korrupsionin dhe krimet e zyrtarëve pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.