'Toyota Auris'/ Basha në Prokurori: Përveç Ballës, të përfshirë edhe Ulsi Manja e Jurgis Çyrbja

23 Tetor 2018, 12:47 | Përditesimi i fundit: 2018-10-23 17:26:53

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat jashtë Prokurorisë, është shprehur se për çëshjten 'Toyota Auris' përveç Taulant Ballës, të përfshirë janë edhe deputetët Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.

Sipas Bashës, fakti që Prokuroria e akuzon për nxjerrje të sekretit hetimor do të thotë që deklaratat e tij janë të vërteta. 

Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror. Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës janë të vërteta. Në këtë aferë Usli Manja dhe Jurgis Çyrbja. Prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika.

Lulzim Balla, kreu i PD-së

Pas deklaratave të Bashës në Kuvend se Balla ishte i përfshirë në çështjen 'Toyota Auris', kreu i grupit parlamentar të PS-së ka ngritur një padi ndaj kryedemokratit.

Përveç padisë ndaj Ballës, Basha akuzohet edhe për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi Lulzim Basha tha në parlament se ishin nisur drejt Shqipërisë një shumë e konsiderueshme eurosh brenda një automjeti "Toyota Yaris" ngjyrë e kuqe. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën e u nisën nga porti Barit.

Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.