Trafik i rënduar në aksin Levan-Fier, shkak fluksi i pushuesve drejt jugut

16 Gusht 2018, 20:33

Radhë të gjata kilometrike janë krijuar pasditen e sotme në aksin Levan-Fier. Më e rënduar situata raportohet të jetë në dalje të autostradës së Vlorës. Siç shihet dhe nga pamjet në video, njëra nga korsitë është plotësisht e bllokuar nga radha e gjatë e mjeteve, të cilat shkojnë drejt jugut.

Shkak i këtij trafiku tejet të rënduar është bërë rritja e fluksit të pushuesve drejt bregdetit të jugut. Radha e makinave thuhet se ka arritur 12 km, dhe mjetet janë të bllokuara prej më shumë se një orë. Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore për zhbllokimin e trafikut dhe normalizimin e situatës.