Tragjedia e Genovas, Conte: Gjendje e jashtëzakonshme 12 mujore, një ditë zie kombëtare (VIDEO)

15 Gusht 2018, 20:48

Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme 12 mujore në Genova dhe shpalljen e një dite zie kombëtare në të gjithë vendin, për 39 viktimat e tragjedisë nga shembja e urës. Këshilli i Ministrave, në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur një fond prej pesë milionë euro për heqjen e rrënojave pas tragjedisë së urës "Morandi" në Genova ku nga shembja e saj humbën jetën 39 persona. 

Kryeministri italian Giuseppe Conte u shpreh se qeveria do revokojë kontratën e koncesionarit për kompanitë që menaxhonin autostradën dhe urën e shembur, ndërsa kujtoi se nuk do presë hetimet e drejtësisë për këtë rast për të vendosur