Tragjedia në Genova, ambasadorja Bitri për Report TV: Presim me ankth kërkimet, në zonë jetojnë shumë shqiptarë

15 Gusht 2018, 17:44

Anila Bitri, ambasadore e Shqipërisë në Romë thotë se vijojnë kërkimet në gërmadhat e urës së "Morandit" në Genova. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Bitri tha se do pritet me ankth deri në fund nga operacionet e kërkim-shpëtimit pasi në rajonin ku ndodhi tragjedia banon një numër i konsiderueshëm shqiptarësh. Dy shqiptarët Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë mes 39 viktimave nga shembja e urës. Ambasadorja shqiptare në Itali thotë se përfaqësia diplomatike do t'u qëndrojë pranë dy familjeve të viktimave shqiptare. 

Janë dy viktimat shqiptare nga kjo tragjedi, Marus Djerri dhe Edi Bokrina. Kam shprehur ngushëllimet familjeve për humbjen e rëndë. Është një humbje shumë e madhe, në kushte të paparashikueshme sa të kërkosh fjalët për të ngushëlluar ësnhtë shumë e vështirë. Nuk kemi shqiptarë të tjerë të lënduar në spitalet e Genovas. Nuk mund të parashikohet se çfarë do sjellë kërkimet në vijim, është një rajon i banuar nga shqiptarët. Le të shpresojmë se nuk do të marrim lajme të tjera të këqija. Do t'u qëndrojmë pranë dhe do të ndihmojmë familjet shqiptare të kësaj tragjedie. Në një rast, familjarët kanë vendosur për ta prehur në Itali.