Tragjedia/ Prokurori i Genovas: Kemi një video, do na ndihmojë të kuptojmë çfarë ndodhi

16 Gusht 2018, 14:45

Itali- Prokurori i Genovas, Francesco Cozzi në një intervistë për mediat italiane të përkthyer nga Shqiptarja.com hedh dritë mbi hetimet e deritanishme për atë që mund të quhet si një nga katastrofat më të mëdha që ka goditur Italinë, ku të paktën 39 persona humbën jetën nga rrëzimi i urës Morandi, dy ditë më parë.

Ai e krahason gjithçka ndodhi me një ruletë ruse dhe është i mendimit se  ka një autor për këtë dhe se nuk mund të flitet për ngjarje aksidentale apo për fatkeqësi. Cozzi shton se ka në zotërim një video të rrëzimit, nga e cila mund të shpjegohet dinamika e gjithë asaj që ndodhi.


“Ishte si një ruletë ruse dhe më ka goditur thellë. Çdokush mund të ishte në atë urë, sepse të gjithë gjenovezët e kalojnë të paktën 2 apo 3 herë në muaj. Unë vetë isha atje disa ditë më parë dhe pashë progresin e punimeve”,- kështu është shprehur Prokurori i Genovas, Francesco Cozzi, i cili dy ditë më parë hapi një dosje për katastrofë dhe vrasje të shumfishtë të shkaktuar nga neglizhenca në rrugë.

Zoti prokuror, çfarë mund të na thoni, kush mban përgjegjësi për këtë?

Do të kërkojmë, duke sekuestruar të gjitha dokumentet që  në lidhje me me projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës. Në radhë të parë ju duhet të merreni me viktimat e kësaj tragjedie të madhe që ka tejkaluar edhe bilancin dramatik që kur 35 marinarë u rrëzuan shumë vite më parë në rrugën Nervi. Megjithatë, Morandi është një tjetër gjë, këtu shkaqet janë të ndryshme

Në çfarë kuptimi?

Këtu flasim për projektet, strukturën e ndërtuar, mirëmbajtjen. Ne duhet të rindërtojmë fazat e të gjitha punëve që ishin duke u zhvilluar nga pikëpamja e mirëmbajtjes. Ne duhet të kuptojmë se cili ishte shkaku. Por unë nuk flas për fatalitet, nuk flas për fat të keq, për ngjarje aksidentale. Përgjegjësitë janë njerëzore dhe ne do t'i kërkojmë ato. Për momentin, megjithatë, duhet të përqendrohemi tek viktimat. Ne do vazhdojmë me operacioni e kërkimit derisa të gjenden të gjithë të zhdukurit ".