Transferimi i prokurorëve, Shameti në 'Report Tv': Arta Marku nuk ka shkelur asnjë ligj

21 Shtator 2018, 20:57

I ftuar në ‘Report Tv’, deputeti i PS-së, Adnor Shameti, ka folur mbi temën më të diskutuar të ditëve të fundit, atë të transferimeve të prokurorëve në rrethe nga prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Sipas Shametaj, Marku nuk ka shkelur asnjë ligj me këto emërime dhe se e gjithë veprimtaria e saj është konform me Kushtetutën dhe me ligjin organik.

Kushtetuta dhe ligji organik përcakton të drejtat që ka zonja Marku. Normalisht e gjithë veprimtaria është në përputhje me dispozitat. Nuk ka asnjë anormale. Ftoj politikën që të lëjë organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi.

Adnor Shameti, deputet

Më tej, Shameti është shprehur se transferimi i Hajdarmatajt nuk e pengon atë të mbyllë hetimet për çështjen ‘Tahiri', pasi edhe pas tranferimit të tij, ajo dosje mbetet sërish në kompetence të tij.

INTERVISTA E PLOTË:

Gjej rastin që të sqaroj opinion publik. Së fundmi, Kuvendi ka miratuar një rezolutë për vitin 2017. Duhet të sqaroj se në dispozitat e organizimit dhe funksionimit, janë përcaktuar të drejtat që ka prokurori i përkohëshëm. Kushtetuta dhe Ligji Organik përcakton të drejtat që ka zonja Marku. Normalisht e gjithë veprimtaria është në përputhje me dispozitat. Edhe lëvizjet e prokurorëve nuk janë masa disiplinore. Në bazë të dispozitave është e përcaktuar që në mungesë të institucionve, për gjyqësorin masat disiplonore i merr KLD, ndërsa për prokurorët i ushtron Prokurori i Përgjithshëm. Me të drejtë është ngritur çëshjta penale. Nuk ka asnjë anormale. Ftoj politikën që të lëjë organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi. Zonja Marku nuk ka shkelur asnjë ligj.  Realizohen edhe pa pëlqimin e tyre. Trupa e prokurorisë të lëjë mënjanë emocionet. Ti qëndrojnë vetëm ligjit. Gjithësecili duhet të mos i bëjë bisht detyrimeve ligjore.

Por veç PD edhe 10 prokurorë e cilësojnë të jashtëligjshëm komandimin e Markut.

Kam analizuar në detaje letrën e tyre. Por i qëndroj sqarimit tim.

Një nga prokurorët është Hajdarmataj, a i dëmton hetimet transferimi i tij?

Transferimi nuk sjell heqjen e dosjeve që ata kanë në dorë. Ai mund të vazhdojë të merret me çëshjten Tahiri. Ka shumë raste që ata e kanë ndjekur çëshjten. Nuk ka asgjë për t’u trembur.  Ai do ta kryejë detyrën. Ka detyrim ligjor.

Prokurorët kanë frikë për dosjen e Shullazit, si e shihni këtë situatë?

Nuk ka ngelur pa prokuror ajo dosje. Hajdarmataj ishte një nga prokurorët e grupit orgjinal. Mendoj që ka ekspertizën e duhur. Nuk e shoh si frikë. Ata kanë një qëndrim individual.

SPAK DHE BKH, ende nuk janë ngritur, kur do hetohen njerëzit e korruptuar?

Nuk ka asnjë perngesë ligjore për të hetuar shtetarë të korruptuar. Por për të bërë një hetim të plotë është ngritja e BKH dhe SPAK. Lajmi i mirë është që jemi në përfundim. Është rihapur procesi për vende të caktuara. Në këto kushte, lajmi i mirë është që jemi në përfundim të çdo procesi. Brenda një kohe të shkurtër do të kemi gati të dyja organet.

Sa i përket rolit të opozitës, ajo e ka vendin në Kuvend. Të na nxjerri sytë ne.

Opozita pretendon se nuk i është lënë vend në Kuvend prej arrogancës së maxhorancës.

Unë ekzistencën e një maxhorance nuk do ta konsideroja arrogancë. Nuk është turp që të jesh në opozitë. Është justifikim nga ana e opozitës.

Ne s’kemi Gjykatën Kushtetuese funksionale si do zgjidhet kjo gjë?

Është një periudhë të shkurtër në kohë. E rëndësishmë është që Vettingu nxorri zbuluar gjyqtarët dhe prokurorët. Nuk do të mendoj që do të marrë aq kohë që të ringrihet si strukturë.

Po lirimi nga detyra i Sokol Stojanit, edhe kjo është kompetencë e Markut?

Nuk ka dhënë dorëheqjen si prokuror dhe nuk është shkarkuar. Është dorëhequr nga Grupi i Inspektimit.

ke.mu.