Trashëgimia natyrore në një libër, Perikli Qirjazi: Shpella e Pëllumbasit, të kthehet në muze

16 Gusht 2018, 16:41

Në çdo vend të kulturuar “Trashëgimia natyrore kombëtare” cilësohet edhe trajtohet si e shenjtë, sepse me të është i lidhur identiteti kombëtar, zhvillimi ekonomiko-shoqëror edhe e ardhmja e brezave. Prandaj, mbrojtja e këtyre vlerave unikale është detyrë për shtetin, studiuesit, shkollën, menaxhuesit, OJF-të, të gjithë. Por, këto vlera mund të cilësohen edhe trashëgimi botërore, sikundër vendi ynë ka të regjistruara disa site edhe objekte. Në një intervistë për kamerën e “Report Tv” profesor Perikli Qirjazi rrëfen punën që ka bërë për evidentimin e këtyre vlerave, por edhe se cila është gjendja e tyre.

Profesori flet edhe për listën e trashëgimisë botërore, ku bën pjesë edhe liqeni i Ohrit, i cili ka qenë ndër sitet e para që u regjistrua në këtë listë, që në vitin 1979. Por, dosja u përgatit nga ish-Jugosllavia e asaj kohe, ndërsa vendi ynë nuk kërkoi që të përfshihej edhe pjesa shqiptare në këtë listë

Për ta formalizuar këtë status vetëm për pjesën tonë, kohët e fundit i është përgatitur dosja dhe është çuar Komunitetin e Trashëgimisë Botërore edhe së shpejti besoj se do të formalizohet.

Perikli Qirjazi, Profesor

Profesori shton se parku kombëtar i Lurës tashmë është  dëmtuar shumë dhe ripërtëritja e tij është e pamundur edhe e vështirë. Por ashtu edhe Shpati Perëndimor i Malit të Tomorit është shkatërruar për shkak të nxjerrjes së gurit dekorativ.