Treni në golem përplas makinën me 6 anëtarë

17 Gusht 2018, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2018-08-17 18:43:30

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Golemit. Treni i udhëtarëve të linjës Durrës-Elbasan raportohet të jetë përplasur me një makinë  tip "Volvo" me targë të huaj J006 SMM.

Siç mëson Shqiptarja.com dhe Report Tv, ngjarja ka ndodhur në segmentin që njihet si zona e karburantit, pa shkuar tek stacioni i Trenit në Golem. Mësohet se në makinë udhëtonte një familje me gjashtë anëtarë.Burimet shtojnë se në vendngjarje ka mbërritur edhe policia dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti. Mësohet gjithashtu se 6 pjesëtarët e familjes së aksidentuar janë dërguar në spitalin e Durrësit për kontrolle mjekësore.

Në makinë udhëtonin

Drejtuesi i mjetit B.C 40 vjec.
Bashkeshortja L.C. 38 vjece.
Djali L.C 8 vjec
Vajza E.C 4 vjece.
Djali O. C 2 vjec
Djali tjeter D.C 6 vjec.

Informacion paraprak 

Më datë 17.08.2018, rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, treni i udhëtarëve i linjës Durrës -Elbasan është përplasur me një mjet tip Volvo me targa angleze me drejtues shtetasin B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët.

Shtetasit e mësipërm ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.