Pamje të rënda, shoferi brenda 'Benzit' pas shpërthimit në Fier, në këmbë drejt ambulancës, njerëzit e duartrokasin

21 Prill 2018, 23:29 | Përditesimi i fundit: 2018-04-24 09:02:39

Një automjeti në Fier i është vendosur një sasi lënde shpërthyese mbrëmjen e sotme, duke alarmuar banorët. 

Shpërthimi i automjetit me targa AA 270 IV ka ndodhur gjatë kohës që ishte në lëvizje fare pranë qendrës së qytetit. Drejtuesi i automjetit, E.M, 38-vjeç, ka arritur të shpëtojë edhe pse shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, pasi siç duket edhe nga fotot, makina është shkatërruar.Drejtuesi i automjetit është transportuar në Spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore për plagët e marra në gjymtyrë. Ndihma e parë atij i është dhënë nga kalimtarët e rastit. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policia dhe një zjarrfikëse e cila ka neutralizuar flakët.