Tritol 'Benz'-it në lagjen 'Çole' të Vlorës, makina shpërthen sapo drejtuesi del prej saj

22 Korrik 2018, 09:38 | Përditesimi i fundit: 2018-07-22 13:20:19

Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "24 maji" e njohur ndryshe si lagjia "Çole" ku janë regjistruar disa ngjarje të rënda kriminale ndër vite. Automjetit i është vendosur një sasi lënde plasëse gjatë natës dhe ka shpërthyer në orën 07:30 të mëngjesit të kësaj të diele, sapo drejtuesi e kishte parkuar përpara banesës dhe kishte dalë prej saj.