Turistët zbarkojnë në Krujë, vendet më të frekuentuara, “Pazari i vjetër” dhe Muzeu

15 Shtator 2018, 23:16

Qytetin e Krujës këto ditë e vizituar një fluks i madh turistesh.Turistët e shumtë janë kryesisht nga Kina, Italia dhe Polonia. Por ka edhe vizitorë që vijnë ccdo ditë nga qytetet e Shqipërisë dhe nga Kosova në kala.  Vendet më të frekuentuara prej vendasve, por edhe të huajve janë Pazari i vjetër dhe muzetë, që ndodhen në kala për historinë e qytetit ikonë. 

Vetëm gjatë 9 muajve të fundit numri i turistëve që kanë vizituar Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe atë Etnografik në kalanë e Krujës është afro 100 mijë turistë. Në grupe të organizuara këtë periudhë kanë ardhur edhe nxënës të shkollave të ndryshme, sepse qëllimi i ekskursioneve që ata bëjnë është edukimi patriotik i brezave. Por, ne patëm rastin që të takonim një turist të veçantë që vizitoi muzeun e Krujës, siç është kryebashkiaku i Budapestit. 

Kam ardhur me ftesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, se kemi një marrëveshje mes Tiranës edhe Budapestit. Ne donim që të mbushnim këtë vizitë me gjëra me vlerë me gjëra që mund të përfitojnë edhe qytetarët e të dy qyteteve, kryesisht duam që të bashkëpunojmë në fushën e infrastrukturës, të furnizimit si ujësjellësi, drita edhe kulturës. Kemi përcaktuar njerëzit përgjegjës që mund të fillojnë punët operative. Kam ftuar edhe kryetarin e bashkisë në Budapest për të vizituar në fillim të vitit tjetër edhe kemi vendosur që do të kemi në Budapest ditët e Tiranës dhe në Tiranë do të jenë ditët e Budapestit. Na ka pritur miqësisht edhe presidenti i vendit. Tirana zhvillohet shumë shpejt edhe kam përshtypjet më të mira. Nga Kruja kam përshtypje pozitive. Është një vend shumë i rëndësishëm për ne, sepse një nga më të mëdhenjtë e Hungarisë edhe Skënderbeu kanë qenë bashkëpunëtor. Ne e vlerësojmë shumë edhe Skënderbeun në Hungari dhe shumë shpejt do të jetë gati edhe statuja e tij në Budapest.