U denoncua në media për aferë seksuale, pas marrjes së pafajësisë ish-kreu i gjykatës së Gjirokastrës kërkon rikthimin në detyrë

12 Janar 2019, 16:11

U pezullua nga posti i gjyqtarit dhe u shkarkua si kryetar gjykate në Gjirokastër, Guximtar Boçi dy vite më pas kërkont ë rikthehet në detyrë. Me vendimin numër 102 datë 28 dhjetor 2016 gjyqtari i Gjirokastrës u pezullua nga detyra nga KLD e cila u njoh nga prokuroria e kriemve të rënda se ndaj Boçit kish nisur një procedim penal për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Por ky hetim duke se nuk ka mundur të nxjerr në dritë asnjë fakt penal edhe pse në media ai u denoncua publikisht në media edhe për aferë seksuale me një palë ndërgjyqëse. Me një këkesë drejtuar gjykatës Administrative pak ditë para mbylljes së vitit 2018 gjyqtari i pezulluar kërkon rikthimin në detyrë e përkatësisht në gjykatën e Gjirokastrës.

Report Tv ka siguruar një kopje të padisë së Bocit depozituar në administrative ku ai kërkon “revokimin e masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarit”. Boçi nuk ndalet me këtë kërkesë pasi ai është drejtuar gjykatës për ta rikthyer jo vetëm si gjyqtar në punë por edhe në postin që ai ka mbajtur më parë atë të kreut të gjykatës Gjirokastër.