U kap me kokainë në lokal, lirohet 'Stresi'

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur si ‘Stresi’, do të hetohet në gjendje të lirë. Ky është vendimi i dhënë sot nga Gjykata Penale e Tiranës, e cila ka konfirmuar kërkesën e Prokurorisë për ta hetuar reperin në gjendje të lirë. ‘Stresi’ u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi u kap me disa persona të tjerë në një lokal të kryeqytetit, duke konsumuar kokainë.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, 'Stresi' ka pranuar se ka qenë duke konsumuar kokainë, por ka thënë se lënda narkotike nuk ishte e tija.

Është hera e dytë që ‘Stresi’ del para gjykatës si i arrestuar nga policia. Masë ndaj tij është caktuar edhe dy vite më parë, pasi u arratis nga Komisariati numër 3 në kryeqytet.