U vra nga gruaja në tregun e Milotit, burri kishte lënë shuma të mëdha parash në baste

18 Qershor 2018, 15:46

Xhelozia dhe bixhozi kanë qenë arsyet e vrasjes së Kujtim Donajt nga bashkëshortja, dje në tregun e Milotit. Sipas familjarëve të Violeta Donajt dhe dëshmive në polici, çifti kishte pasur problem prej kohësh. Javët e fundit ata kanë pasur debate të vazhdueshme pasi viktima e akuzonte 35 vjeçaren se e tradhëtonte, ndërsa konfilteve i ishte shtuar edhe lënia e parave në bixhoz nga ana e Kujtimit. 

Një ditë para vrasjes, mësohet se viktima kishte lënë shuma të konsiderueshme në bixhoz, ndërsa një natë përpara ai ka dhunuar autoren e krimit, e cila më pas është larguar sëbashku me vajzën për tek banesa e vëllait të saj.

Të nesërmen në mëngjes, Viloeta Donaj është kthyer për tek shtëpia e bashkëshortit për të marrë rrobat e saja dhe të vajzës dhe do të niste procesin e divorcit, por rrugës për në shtëpi ajo është ndalur në treg ku Kujtim Donaj tregëtonte rroba me pakicë. Sapo është ndalur makina, Violeta ka zbritur dhe ka qëlluar 4 herë me pistoletë ndaj bashkëshortit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 

Një tjetër psitë e cila u hetua nga ana e policisë ishte edhe një konflikt pronësie, por kjo nuk rezulton të jetë arsyeja e konfliktit. Edhe familjarët e viktimës dhe autores kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen.

Vëllai dhe kunata e autores janë shprehur se Kujtimi e kishte dhunuar një ditë më parë Violetën, e cila më pas kishte shkuart në banesën e tyre, ata kanë mohuar se kanë pasur dijeni se ajo kishte armë dhe këtë e kanë mësuar vetëm kur kanë kryer vrasjen. Vetë 35 vjeçarja ka treguar rrethanat e ngjarjes para hetuesve si dhe ka shfaqur shenja pendese për krimin e kryer.