Udhëtonte nga Tirana në Lezhë, me 6 mina me telekomandë në gomat e “Peugeot:-it, arrestohet 46-vjeçari

Policia e Lezhës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të diele një 40-vjeçar të cilit iu gjetën gjashtë bomba të telekomanduara. Në prangat e policisë ka rënë Eduard Sinanaj, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit".  

Në aksin rrugor Milot - Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip "Peugeot" që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.  

Policia ka publikuar edhe pamjet e momentit të arrestimit të 40-vjeçarit nga forcat e policisë. Në video duket një agjent i veshur civil, i cili shtiret sikur po bisedon në telefon dhe brenda pak sekondash aty mbërrin një automjet nga ku dalin dy efektivët e tjerë, të cilët i drejtojnë armët 45-vjeçarit dhe i kërkojnë të dalë nga "Peugeot" dhe më pas e shtrijnë në tokë duke i vënë prangat.

ezhë, 

Finalizohet operacioni i koduar " Udhëtimi " 

Sekuestrohen 6 mina me telekomandë 

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre 

Më datë 23.06.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar "Udhëtimi" duke goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të minave me telekomandë.