“Ujkun e ke në krah’, qytetari ia thotë Ramës në sy për kryebashkiakun: Sotir, se pushkatojmë dot!

22 Qershor 2018, 14:39

Një tjetër replikë interesante gjatë dëgjesës ishte dhe ajo e një minoritari i cili akuzoi kryebashkiakun e Finiqit për pronësinë e tokës.

‘Ujkun e ke në krah!’-tha banori.

Pas kësaj, fjalën e ka marrë kryetari Leonida Kristo i cili tha se akuzat janë të rreme.

“Kam bërë kallëzim penal për personin në fjalë”, tha kryebashkiaku.

Rama iu përgjigj qytetarit duke i thënë se me kallëzimin do merren organet ligjzbatuese:

“Sotir, s’jemi gjykatë këtu! Ti ke bërë kallëzim, kryetari i bashkisë të ka bërë kallëzim ty. Unë do coj Inspektoriatin Antikorrupsion që do shohë letrat për bashkinë e Konispolit dhe të Finiqit. Dekret për pushkatim nuk nxjerrim dot për këta të dy!”