Universitetet, 8300 aplikime në raundin e dytë, 300 çregjistrime

21 Shtator 2018, 20:22

Rreth 8300 maturantë kanë aplikuar në raundin e dytë, i cili është mbyllur ditën e djeshme. Të dhënat nga rrjeti Akademik shqiptar i bën me dije kreu i këtij institucioni Arjan Xhelaj në intervistën e dhënë për Report TV. Xhelaj njofton se në këtë raund të dytë ka pasur edhe 300 ç’regjistrime.

Ndërkohë, të hënën e 25 shtatorit do të bëhen publike programet e studimit në Universitete dhe kuotat e lira, për të vijuar më tej me regjistrimet më 27 shtator. Brenda datës 18 tetor pritet të jenë regjistruar rreth 26 mijë maturantë.