Uragani “Florence” drejt SHBA, përmbytje e para në brigjet lindore

SHBA- Uragani “Florence” ka përfshirë bregdetin juglindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për kushte që rrezikojnë jetët e njerëzve.

Shumë njerëz në zonën e përfshirë nga uragani kanë zgjedhur të largohen, ndërsa të tjerë janë mbyllur në shtëpitë e tyre. Në Karolinën e Jugut dhe të veriut janë regjistruar përmbytjet e para dhe rreth 100 mijë banesa të mbetura pa energji elektrike.

Më shumë se 1300 fluturime janë anuluar për shkak të problemeve të aeroporte në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.