Varfëria shtyn të rinjtë e Kurbinit drejt vjedhjeve, ankohen banorët

12 Janar 2019, 21:36

Vjedhjet në banesa në qytetin e Kurbinit dhe rrethina janë kthyer në shqetësim për banorët e zonës.Në prag dhe në mbarim te festave të fundvitit vjedhjen e shtuan, ndërsa banorët raportojne vjedhjet janë një shqetësim i vjetër në këtë qytet. 
Banorët shprehen për mediat se shkaku kryesor i vjedhjeve është varfëria dhe papunësia sidomos tëk të rinjtë. Ata shprehen se policia duhet të shtojë kontrollet pasi ndihen të pasigurtë. 

Elton Laska avokat në qytetin e Lacit shprehet se autorët e vjedhjeve që ndalohen nga policia janë kryesisht minorenë. Laska shton se ata vijnë nga familje të varfra, pasi prindërit e tyre në shumë raste nuk kanë mundësi as të paguajnë avokat.