Varrimi i Kaçifas, në Bularat mbërrijnë mediat greke dhe nacionalistë me flamuj

8 Nëntor 2018, 09:20 | Përditesimi i fundit: 2018-11-08 10:37:29

GJIROKASTËR- Në Bularat kanë mbërritur 5 autobusat e parë me grekë, pasagjerët e të cilit do të marrin pjesë në varrimin e ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas.

Ndërkohë që në kufi ka qënë 6 persona, të cilët janë kthyer nga autoritetet shqiptare në kufi pasi mbanin veshur bluza anti-kombëtare.

Autobusi i parë nga Greqia ka mbërritur rreth orës 3:30, ndërkohë që siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv në fshat kanë mbërritur nga mediat greke dhe mbështetës të grupeve nacionaliste që mbajnë veshur flamuj të Vorio Epirit.