Velipojë, Zv.kryeministrja Mesi: Bashkitë të vendosin roje dhe të vijëzojnë plazhet

10 Korrik 2018, 18:31

Nisur nga ngjarjet e fundit të mbytjeve të pushuesve në plazhe, zëvendëskryeministjra Senida Mesi, ka kërkuar që të rritet siguria në zonat bregdetare. Në një takim me drejtues të pushtetit lokal dhe policies në Velipojë, Mesi tha se bashkitë dhe njësitë administrative kanë për detyrë të vendosin roje dhe vijëzim të plazheve, duke theksuar se kullat e vrojtimit janë domosdoshmëri. 
Menjehere pas takimit kryebashkiakja e shkodres Voltana Ademi tha se tashme jane te trajnuar dhe certifikuar 35 roje bregdetare por Agjensia Kombetare e bregdetit akoma ska dhene dakordesine qe ata te jene ne sherbim te pushuesve.