Vetëm tre milje larg Sazanit, kapet peshkaqeni i përmasave të frikshme

20 Tetor 2018, 13:15 | Përditesimi i fundit: 2018-10-20 15:35:34

VLORË- Një peshkaqen i përmasave të frikshme, 3 metra i gjatë dhe 100 kg është kapur 3 milje larg ishullit të Sazanit.

Sipas biologëve, peshkaqeni i llojit “dem”, siç edhe është ai i kapur në Sazan renditet lloji i dytë më i rrezikshëm pas peshkaqenit të bardhë.

Ky është peshkaqeni dem. Është një rast tejet i veçantë sepse hyn në speciet agresive. Po në të njëjtën periudhë vjet është kapur një tjetër peshkaqen.Të tilla specie konsiderohen të rrezikshme.

 Sherif Durmishi, kapiteni i anijes

Verën e kaluar, në të njëjtën kohë në grepat e peshkatarëve ka rënë e njëjta speciepeshkaqeni në  Himarë.