Vettingu i politikanëve dhe drejtësia, i ftuar Ulsi Manja

26 Nëntor 2018, 07:25

Maxhoranca paralajmëron rrëzimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për kreun e ri të KLSH-së. Meta i ka propozuar Kuvendit emrin anëtares së Gjykatës Kushtetuese dhe njëherazi edhe të KED, Vitore Tusha, e cila ka kaluar me sukses edhe procesin e Vettingun disa muaj më parë.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh në "45 minuta" në Report Tv përballë gazetarit Denis Minga, se Vitore Tusha, sipas përcaktimit të Kushtetutës, është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Sipas tij, për maxhorancën, por edhe shumicën e shqiptarëve, prioritet ka Reforma në Drejtësi, përpara KLSH-së. 

Për KED, sipas ligjit janë hapuer proceduratë e hedhjes së shortit, pas datës 15 nëntor, sipas lgjit, presidentit i shkon lista e anëtarëve nga Gjykata kushtetuese, Gjykata e Lartë, KLD dhe Prokurroia e Përgjithshme. presidenti ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin dhe nga ky short del përbërja e KED që janë një anëtar i Gjykatës së Lartë, dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, një prokuror nga Prokuyroria e Përgjithshme, dy nga prokuroritë e apelit, dy gjyqtar nga gjykatat e apelit, dhe një gjyqtar i Administratives. Kjo është përbërja me 9 anëtarë e KED. Nga praktikat e dy viteve të mëparshme, ne presim një vendimmarrje nga Presidenti. Nëse nuk e ushtron të drejtën e shortit, kushtetuta ia kalon Kuvendit, i cili ndërmjet 5-10 dhjetor është i detyruar të hedhë shortin.