Shkodër, përfshihet nga flakët një automjet teksa ishte në lëvizje

14 Gusht 2018, 19:05 | Përditesimi i fundit: 2018-08-14 19:16:03

Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Belortojë të Shkodrës, teksa ka qenë në lëvizje. 

Report Tv ka siguruar pamjet kur automjeti shkrumbohet nga flakët. Nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një defekt teknik i automjetit.