Vijon puna për Unazën e Madhe, shkon në mbi 20 numri i ndërtimeve pa leje të prishura

6 Dhjetor 2018, 18:29

Numri i objekteve pa leje që janë prishur në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana për t'i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe, ka shkuar në mbi 20. Mësohet se pritet të prishen edhe mbi 10 objekte të tjera të cilat preken nga rruga.

Vetëm gjatë ditës së sotme Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, ka prishur 4 ndërtime të tjera pa leje, ndërsa më pas ka bërë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.Edhe prishjet e sotme janë bërë me mirëkuptimin e poseduesve të tyre, të cilët kanë bërë zhvendosjen e orendive dhe pajisjeve eletroshtëpiake, për t'i krijuar më pas mundësi makinerive të IMT-së që të vazhdojnë me shembjen e objektit.