Vjedhje kasafortash, bizhu dhe mijëra eurove, pranga dy 'skifterëve' nga Fushë Kruja

11 Tetor 2018, 08:52 | Përditesimi i fundit: 2018-10-11 16:17:21

TIRANË- Pas një hetimi disa mujor, policia ka zbardhur dhe dokumentuar shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.

Njoftimi i plotë:

Tiranë - Finalizohet operacioni policor i koduar “Precious“.

Operacioni pas një hetimi disa mujor nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zbardhen dhe dokumentohen shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.

Identifikohen dy autorët e vjedhjeve, shtetas këta me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Njëri prej autorëve i kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.

Komisariati i Policisë Nr.3 pas një pune të mirëorganizuar hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentoi dhe zbardhi shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa në periudha të ndryshme kohore duke identifikuar dhe autorët e tyre, shtetasit :