Vlorë, ishte duke pirë kafe në lokal, plagoset me armë zjarri

VLORE-Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri rreth orës 11:45 minuta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Pavarësia' në një lokal. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, në lokalin ku janë regjistruar të shtënat me armë zjarri.

I plagosuri është Roland Danaj rreth 30-vjeç, ndërsa është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është plagosur në këmbë, ndërsa ende nuk dihen motivet.

Sipas të dhënave të para nga Vlorë, mësohet se autori është afruar duke e qëlluar direkt Danajn. Në lokal ka pasur edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.