Vlorë, marrin flakë dy bombula gazi në ballkonin e një apartamenti

21 Prill 2018, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2018-04-21 14:28:20

VLORE-Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin bregdetar. Sipas gazetarit të Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili dy bombola gazi janë përfshirë nga flakët.

Bombolat ndodheshin në ballkonin e apartamenti në katin e tretë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, pasi zjarrfikësja dhe banorët ndërhynë me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Isa Boletini’.