Vlorë, përplaset nga benzi, lëndohet drejtuesi i motorit

21 Maj 2018, 22:04

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë-Skelë, ku një makinë tip “Benz”, ka përplasur një motorr.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarjedhe po heton shkaqet e aksidentit.