Voskopoja, eksperimenti i parë i suksesshëm i zhvillimit rural

19 Maj 2018, 17:48

Ministri Peleshi ka shprehur kënaqësinë që është pikërisht Voskopoja, eksperimenti i parë i realizuar me sukses, që jep shpresë për finalizimin sa më të shpejtë, për një projekt shumë ambicioz me një vizion tërësisht evropian, siç ai i modelit të fshatit të së nesërmes.

Këtu jemi në Voskopojë, në qendrën e Njësisë Administrative Voskopojë, e cila ka qenë modeli, jo për zonën, jo për Bashkinë, por për gjithë Shqipërinë. Voskopojën ne e përmendim në të gjithë Shqipërinë, në gjithë takimet me zonën rurale, në të gjithë vendin, sepse këtu ka filluar dhe do ta them pse ka filluar dhe jo ka mbaruar, eksperimenti i parë për të ndërtuar modelin e fshatit shqiptar të së nesërmes. Model zhvillimi do të thotë që ky fshat duhet të fillojë të rrezatojë dhe ta çojë zhvillimin e vet dhe në fshatra të tjera.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi

Ministri është shprehur se dhënia e impulseve për ngritjen e kapaciteteve akomoduese dhe njerëzore në agroturizëm, përmes financimit prej 200 milionë lekë nga Skema kombëtare dhe deri në 200 mijë euro grant nga IPARD-I do të çojë në fuqizimin e ekonomisë rurale të zonës, e cila do të japë ndikimin e saj në gjithë ekonominë shqiptare.