Vrasja e gazetarit Khashoggi, mediat turke: Iu prenë gishtat dhe pastaj koka

17 Tetor 2018, 19:44

Mediat turke kanë nxjerrë sot në dritë detaje të reja në lidhje me vrasjen Jamal Khashoggi. Disa prej tyre kanë shkruar sot se ka dyshime se gazetari saudit është torturuar, deri edhe coptuar teksa ishte gjallë.

Një gazetetë, e cila njihet si media pranë qeverisë në Turqi, ka cituar një regjistrim audio të momentve të tmerrit, ku ka qënë i pranishëm edhe konsullli Mohammed al Ataibi. Yen Safak thotë se torturat kanë qënë çnjerëzore.

Gjatë kohës që ishte gjallë, atij i janë prerë gishtat dhe më pas i është këputur edhe koka. Gjatë këtyre përgjimeve dëgjohet konsulli i cili ka kundërshtuar që torturat të bëheshin në prani  të tij, me pretendimin se do të futej në telashe. Më pas, dëgjohet një nga vrasësit, duke e kërcënuar se duhet të mbyllë gojën nëse do të jetojë kur të kthehet në Arabi.

Një tjetër media e njohur, “Middle East Eye”, informon se gazetari Kashaoggi ka humbur jetën brenda harkut kohor prej shtatë miunutash. I dyshuar kryesor për këtë ngjarje, sipas mediave turke, është Salah Mohammed al-Tubaigy. Ai është parë të hynte në konsullatë me 2 tetor, në të njëjtën ditë me gazetarin.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se deri ngjarja të vërtetohet, forcat Riad në të cilin bën pjesë Salah Mohammed al-Tubaigy, duhen trajtuar si fajtore.