Vrasja e grekut në Bularat, i ftuar historiani Pëllumb Xhufi

2 Nëntor 2018, 15:23

Historiani Pëllumb Xhufi ishte i ftuar në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv për të folur për vrasjen e grekut në Gjirokastër dhe ndikimin që mund të ketë në marrëdhëniet Tiranë-Athinë. Xhufi e shikon gabimin që në pranimin nga pala shqiptare të ngritjes së varrezave greke, që sipas tij janë vendtakime konfliktesh. Kërkesën e Athinës për të qenë pjesë e hetimeve që po zhvillohen në Tiranë ai e cilësoi si të kuptueshme.

Ishte një gjë shumë e mirë që organet zyrtare greke dhe e ministres së Kulturës ishin të matura dhe çështja po hyn në ... në fund të fundit kemi një të armatosur që sfidon policinë dhe rrezikon banorët. Policia e ka me kushtetutë të drejtën për të mbrojtur rendin. Ai mund të vriste dhe të bënte hatanë.

Shqipëria ka institucionet dhe organet e veta, por janë të mirë kuptueshme në këto raste, pasi pala shqiptare nuk ka gjë për të fshehur, janë gjëra që edhe mund të tolerohen. Ngjarja edhe mund të përsëritet. Pranimi i ndërtimit të varrezave, që quhen komplekse monumentale, ishte një gabim dhe mos u çudisni që të ngrihen edhe hotele për të pritur ata që do të vijnë. Këto janë monumente me kuptime të dyfishta, që ngrihen me qëllime të tjera, të tilla janë varrezat e Kosinës, që duhet të ishin me përmasa të reduktuara.

Pëllumb Xhufi