Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, prindërit sherr me familjarët e të pandehurve

13 Nëntor 2018, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2018-11-13 17:46:08

TIRANE-Mesditën e sotme para seancës në dhomën penale të gjykatës së Tiranës ka pasur momente tensioni mes prindërve të Marvi Mihalit, që u vra në gusht të 2017 dhe familjarëve të autorëve, Bitraj. Katër të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihait janë; Kridens Alla, Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj dhe Marsel Alla.

Në momentin që familjarët e të akuzuarve po kalonin në trotuar janë konfliktuar verbalisht me prindërit e 22-vjeçarit që u vra. ‘Vrasës, kriminelë, gjakpirës, kriminelë të pamëshirshëm’ kanë qenë disa nga fjalët e prindërve të Marvi Mihalit kundër familjarëve të katër të arrestuarve, që janë kushërinj. Kjo ka bërë që policia e burgjeve të marrë masa për të shmangur incidentet.

Në gusht të 2017, pas sherrit me Mihalin për një karikues telefoni, Eugen Bitraj thirri në ndihmë kushërinjtë e tij; Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla. Nga përleshja mbeti i vdekur 22-vjeçari Mihani, pasi u qëllua me thikë nga Eugen Bitraj.

Fillimisht katër të rinjtë u arrestuan, por më pas tre prej tyre u liruan, pasi u ndryshua akuza nga vrasje në bashkëpunim në moskallëzim krimi. Por pas ankesës së prindërve të Mihalit te prokurorja e përgjithshme Arta Marku, u ndryshua prokurori.

Lulo u zëvendësua nga prokurori Gjergj Tako, i cili ndryshoi akuzën duke i rikthyer në burg edhe tre të rinjtë e tjerë. 22-vjeçari që humbi jetën ishte djali Pavllo Mihalit. Marvi Mihali ishte djali i vetëm i atletit të njohur shqiptar, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop. Prindërit e Mihalit kërkojnë dënim kapital, pasi në të kundër kanë paralajmëruar se do të hakmerren.