Vrasja në Kurbin, flasin dëshmitarët në tregun e Milotit: Guraja qëlloi 4 herë, s’kishin konflikt e as debat

17 Qershor 2018, 10:25

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Report Tv se çifti nuk kishte patur konflikt më herët.

“Çifti nuk kishin ardhur sëbashku gruaja kishte ardhur para kurse burri më vone. Nuk ka patur debat, vetëm kemi dëgjuar të shtëna 4 herë dhe burri humbi jetën menjëherë. I njohim dhe s’kemi vënë re ndonjë konflikt mes tyre nuk e di pse mund të ketë ndodhur. Ata kishin një dyqan rrobash të përdorura në tregun e Milotit.”-është shprehur njëri prej tyre.